Sharja e Albanos, Beatrix nuk do të qëndrojë duarkryq

Sharja e Albanos, Beatrix nuk do të qëndrojë duarkryq

October 2, 2023 0

Sharja e rëndë të Albano Bogdos ndaj Alban dhe Beatrix Ramosajt po i kthehet bumerang, pasi personat e njohur, por edhe komentuesit e thjeshtë e kanë dënuar veprimin e tij.

Ndonëse një ditë më parë në reagimin e saj tezja e Albanit dhe Trixës, Albërija përmendi Kodin Penal të Shqipërisë, deri tani nuk kemi parë asnjë veprim ligjor nga ana e artistëve kundrejt Albanos.

Mirëpo me postimin e fundit Albërije Hadërgjonaj ka lënë të nënkuptojmë se Beatrix do u drejtohet autoriteteve ligjore.

Hadërgjonaj ka ndarë një koment që i ka dërguar një ndjekëse e cila shkruan se falja publike nuk ka më rëndësi nëse dëmi është bërë. Në këtë koment thuhet se Beatrix duhet të bëjë denoncim. “Unë të isha në vend të Beatrix do merrja avokatin dhe do bëja padinë për prishje imazhi dhe shpifje”- thuhet mes të tjerash aty.

“Ashtu do ndodhë!” -shkruan krahas Albërija.

Albano Bogdo këtë sezon të ri televiziv ka ardhur në një rol të ri, këtë herë si moderator. Aktori i humorit pas mbylljes së “Klanifornia-s” ka kaluar në “Vision Plus” me një emision tijin të quajtur “Albano Show”.

Në hapje të puntatës së parë ai sqaron se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë. Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother.

revista.one/