“Po të martohem tani shpejt, kam frikë…”/ Selin dhe Gimbo tregojnë a kanë plane për një dasmë të dytë…

“Po të martohem tani shpejt, kam frikë…”/ Selin dhe Gimbo tregojnë a kanë plane për një dasmë të dytë…

June 30, 2026 0

Selin Bollati dhe Dj Gimbo kanë qenë mëngjesin kësaj të marte të ftuar në emisionin “Wake Up”. Kjo ishte intervista e tyre e parë si çift. Ata kanë folur për projektin e tyre me Rezarta Shkurtën, “DJ Remix”. Por jo vetëm kaq, pasi kanë treguar edhe detaje nga jeta e tyre si çift.

Selin u shpreh se po jetojnë mes Tiranës dhe Prishtinës, pak te familja e saj dhe pak te familja e DJ Gimbos. Por pastaj shtoi se kanë filluar që të bashkëjetojnë.

Si është jetesa mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Selin: Mua kjo pyetje më ndjek gjithandej. Po përpos kësaj, më ndjek edhe kjo ‘është më mirë në Shqipëri apo Kosovë?’. Me thënë të drejtën po na shkon shumë mirë. Nuk është se e kemi ndarë që po rrimë vetëm në Shqipëri ose vetëm në Kosovë, jemi ku të kemi punë. Pak te familjarët e mi këtu në Tiranë dhe pak te familjarët e Gimbos, në Prishtinë, në Istog. Po bëjmë një balancë mes Tiranës, Prishtinës dhe Istogut.

DJ Gimbo: Po mundohem me e mbajt…

Pasi dilni nga “Big Brother VIP”, kjo vëmendje qëndron por nuk iu ndjekin kamerat kudo që jeni, si ndryshon kjo marrëdhënie? Si ka ndryshuar për ju?

DJ Gimbo: Me thënë të drejtën brenda është pak më e vështirë se si duket prej jashtë, se nuk e ke idenë si paraqitesh jashtë. Aty duhet me pas shumë kujdes se mundet njerëzit me e marrë pak për keq, si lojë. Dallimi mes jashtë dhe brenda, jashtë është shumë më mirë.

Selin: Unë në fakt kur kam dalë jashtë kam bërë një diskutim me Gimbon dhe i kam thënë që ‘unë nuk kam shumë dëshirë që të postojmë kaq shumë me njëri-tjetrin se dua ta mbaj pak më private’. Unë jam shumë e besëtytnive, i besoj syrit të keq. Kjo ka qenë një kërkesë e imja që nuk e kemi mbajtur dot, për arsye se e kuptuam që duke bërë këtë veprim, krijonim disa drama të tjera, të shtuara, të panevojshme. Të tipit ‘u ndanë’, plus ne kemi mbështetës shumë besnik që na duan bashkë, na kërkojnë të na shohin bashkë gjatë gjithë kohës. Jemi munduar ta mbajmë mes privatësisë dhe asaj publike.

Blendi: Do martoheni prapë

Heidi: E keni në plan një martesë?

Dj Gimbo: E sa shpejt e ka prerë e

Heidi: Nuk mund t’a mbyllim këtë pjesë pa e bërë këtë pyetje, ju lutem.

Selin: Unë po të martohem tani shpejt, kam frikë se do të kërkoj çdo vit nga një dasmë se i kam shumë qejf dasmat. Kështu që, për momentin nuk kemi plane të tilla.

Blendi: Një në vit atëherë, jo dy në vit.

Selin: Nuk kemi plane të kësaj natyre për momentin. Jemi të martuar një herë.

Blendi: Të kujtohet ai moment Gimbo, kur po prisje nusen aty?

Gimbo: Si nuk më kujtohet, kur hyri kjo u dridh shtëpia. Thashë më erdhi nusja, ishte rregulluar me duvak i themi ne. Ndjenjë e paharrueshme, shumë e mirë. Unë e kam përjetuar si me qenë jashtë, jo një dasmë brenda një loje. Akoma i kemi unazat, po nuk po i ndërrojmë gishtat se puna e mësyshit. Kjo është me prit për dasmën reale me e vendos tamam.

Heidi: Kush është më romantik dhe kush është më xheloz nga ju?

Selin: Unë kam thënë aty brenda që nuk jam xheloze. Gimbo është i pari që nuk e beson (qesh). Por është në masë tek unë, nuk është e tepruar. Është emocion njerëzor.

Blendi: Duhet t’i japësh meritë edhe Gimbos që nuk bën gjëra për të të bërë xheloze. Përkushtimi është aty dhe qetësohet xhelozia, rri rehat ajo e shkreta.

Selin: Se kush është më shumë romantik, unë jam romantike në heshtje.

Cilat janë planet tuaja të karrierës pas daljes nga “Big Brother VIP 5”?

Selin: Kam qenë shumë e qartë për potencialin që ka BBV. Kur dola nuk kam qenë shumë aktive, mora pak kohë për veten. Më thonin që “ky është momenti yt, shfrytëzoje” dhe m’u bë si makth. Unë po e jetoj dhe po e shijoj në mënyrën time. Më mirë të bësh shumë gjëra në heshtje, se sa pak gjëra me shumë zhurmë. Unë jam tek kjo e para. Jo detyrimisht duhet të funksionosh për njerëzit. Mora kohë për veten, kam shijuar pushimet. Mbarimi i BBV përkoi dhe në periudhë pushimesh verore. Në këto pushime po punoj për sezonin e ri për të sjellë gjëra të bukura. Por shumë shpejt do e tregoj sepse nuk është ky momenti për ta ndarë. Unë jam duke punuar.

Gimbo: Si format, nëse secili ka një profesion të vetin, mundet t’ia shohë hajrin nëse di t’ia shohë hajrin. Mos menaxhimi i mirë mundet që mos të sjellë suksesin që ti mendon. Kush del nga aty ka një boost, ka dashurinë e publikut. Unë jam munduar ta menaxhoj sa më mirë. Duhet të jem më i fokusar tek projektet, sepse është një audiencë që të sheh më shumë.

revista.one/