Po ndahet me Ledrin? Mesazhi i Sara Hoxhës që tregon shumë

Po ndahet me Ledrin? Mesazhi i Sara Hoxhës që tregon shumë

October 16, 2023 0

Që prej thumbave, hidh e prit me Dafina Zeqirin, marrëdhënia e Sarës me Ledrin ka qenë në qendër të vëmendjes.

Por ishte premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” që çoi ndjekësit në aludimet se çifti i preferuar i publikut po kalon një krizë. Mungesa e Ledrit në ditën e rëndësishme të partneres së tij, ndërkohë që nuk u pa në asnjë angazhim profesional tjetër, la shumë vend për pikpyetje.

Mirëpo ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale, Sara ua ka vënë “kapakun” të gjitha aludimeve për marrëdhënien me Ledrin.

“Mediat sociale na japin një perceptim të aksesit në jetët e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë. Është një pamje e deformuar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë.”- ka shkruar fituesja e “Dancing with the Stars”.

Kujtojmë që nga lidhja e tyre disa vjeçare, çifti kanë edhe një vajzë së bashku Poem Blu.