Paloma “dërrmon” Ronaldon në emisionin e Kiara Titos

Paloma “dërrmon” Ronaldon në emisionin e Kiara Titos

October 16, 2023 0

Rudina Demneri e njohur si Paloma e ftuar në “DWTS Fan Club”, ka komentuar Ronaldon si konkurrent i “Dancing with the stars” dhe tha se bën mirë të prezantojë programin “Mos i bjer me top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij.

Kësaj deklarate i është përgjigjur vetë Ronaldo me anë të disa postimeve në Instastory.

“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.”, ka shkruar Ronaldo.

Programi DWTS Fan Club moderohet nga Kiara Tito dhe transmetohet çdo të diel ora 12:45 në Top Channel. Ndërkohë spektakli i vallëzimit “Dancing With The Stars” nisi më 6 tetor nën udhëheqjen e Bora Zemanit dhe Eni Popit. Mes konkurrenteve janë edhe ish-banorët E Big brother: Fifi, Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Elvis Pupa, Xhuli Nura.

revista.one/