Bledi Mane: Luizi fiton 100 mijë euro në muaj, Kiara…

Bledi Mane: Luizi fiton 100 mijë euro në muaj, Kiara…

July 25, 2023 0

Bledi Mane ka treguar në “Wake Up” se Luiz Ejlli me koncerte, reklama në Instagram etj fiton 100 mijë euro në muaj. Ai shpreson që Luizi të dijë t’i menaxhojë paratë që fiton dhe të mos i harxhojë brenda 30 minutave.

Bledi Mane: Statistikat tregojnë që Luizi i fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, rrjetin e tij social Instagram, kontratat e koncerteve, natyrisht. Shumë aktiv është edhe maestro.

Blendi Salaj: Një sekondë, si ja matni ju paratë e fituara, në çfarë mënyre kur flasim për statistikat?

Bledi Mane: Ne banorët mes njëri-tjetrit kemi kontakte.

Blendi Salaj: Pra ti ke informacion.

Bledi Mane: Po patjetër, duke qenë dhe gazetar, ju besoj se më kuptoni. Nuk është kureshtje individuale por është kureshtja e profesionit që këta djem e vajza e lanë famën aty apo e morën me vete dhe dinë ta konvertojnë në të mira materiale.

Blendi Salaj: Kështu që Luiz Ejlli me 100 mijë euro në muaj, është në shumë e konsiderueshme.

Bledi Mane: Luizi është një dallaveraxhi, një biznesmen, një njeri që i kap situatat dhe di t’i kthejë në të mira materiale. Ndoshta ka ndryshuar që këto të mira materiale nuk i shpërdoron brenda natës dhe unë ia kam uruar dhe ia kam këshilluar…

Neada Muçaj: 100 mijë euro në muaj supozohet të bëhet miliarder brenda vitit.

Bledi Mane: Janë ca makineta që s’ka nevojë për një muaj, ka nevojë vetëm për 30 minuta. Kështu ka mënyra për t’i shpërndarë paratë sidomos në këtë kohë që vlojnë pushimet e shtrenjta nga Ksamili në Theth. Gjithsesi ai djalë mbetet kampion dhe deri tani po i ndjek këshillat.

Për Kiarën ai shtoi: Nuk ka shitur asnjë palë brekë, a kupton? Më thuaj tani, ti ke shoqe, di ndonjë që vajzë që ka blerë? Ne nuk jemi në Brazil me 200 milionë banorë që 2 milionë veta do i blinin këto brekë.

“Efi është një vajzë që prodhon para, gati-gati si Jori, por një shkallë më poshtë. Efi ka zënë atë qoshen aty në këtë vapë të madhe, aty te hija. Nuk po e angazhon veten qoftë nëpër debate, qoftë nëpër programe. Si duket ka nevojë për të reflektuar. Refuzon ftesat. Por në rrjetet sociale ajo di të bëjë lekë. Efi arrin 12 mijë euro,”-tha Mane për Efin.

“Një njeri që bën lekë pa folur. Merr Beniadën dhe ecën, e ndërkohë është tag-u i një hoteli. Domethënë Jori është personazh i dashur.
Jori bën lekë në heshtje. Jori vjen nga Italia dhe ndoshta ka përvojë në modeling dhe çështje komerciale. Ka raste që muaji mund t’i ketë vajtur 20 mijë euro,”-shtoi për Jorin.

Ndërkohë vendin e dytë e zë Armaldo Kllogjeri, ku sipas Bledit, ai e mbyll muajin me 15-17 mijë euro.

“Maestro është goxha aktiv. Duke qenë një artist profesionist edhe një njeri që iu largua vendit të punës për shkak të kontratës dhe pritet të rikthehet, ka menazhuar mirë situatën. Ndoshta duke qenë familjar, baba për herë të dytë, është më nevojtar për financa. Ka goxha ftesa. Ndryshe nga Luizi, ka çmime më të pranueshme. Sepse Luizin me mik mund ta ftosh në një koncert e merr 15-20-30 mijë euro. Maestron mund ta ftosh me 5-7 milionë lekë të vjetra. Pra me Maestron flet, komunikon, nuk ka barriera. Duke qenë një personazh kontrovers në kuptimin e karakterit, është personazh i dashur.

Pastaj di të këndojë këngën popullore dhe klasike, është aktor. Është shumë planesh. Kështu që mbetet një personazh i dashur dhe muajin Maestro e mbyll me gati 15-17 mijë euro”, tha Mane.

revista.one/