Sara Hoxha publikon pamje romantike teksa relaksohet në pishinë

Sara Hoxha publikon pamje romantike teksa relaksohet në pishinë

July 25, 2023 0

Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha është një prej emrave më të komentuar në media rozë.

Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku edhe merr çdo herë vëmendje me postimet që bën.

Me më shumë se gjysmë milioni ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, Sara sjell për admiruesit e saj imazhe dhe video të shumta nga përditshmëria, përfshirë ato me Ledrin.

Edhe së fundmi, Sara ndau një video mjaft romantike dhe të ëmbël përkrah rap-artisti.

Çifti i njohur shihen duke u relaksuar bashkë në pishinë, teksa bisedojnë dhe argëtohen me njëri-tjetrin.

Sara ndërkohë postoi edhe imazhe të tjera nga pushimet në bregdet, teksa dukej në formë të mrekullueshme e veshur vetëm në bikini. Kujtojmë që Sara në fillim të këtij viti u shpall fituese e “Dancing With The Stars Albania”. Atë do ta shohim edhe në filmin më të ri “Në kuadër të dashurisë”, protagonistët e të cilit janë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli.

revista.one/