500 dronë mbi Tiranë, nis me show madhështor finalja e Big Brother VIP 5
April 18, 2026Ka nisur finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5, duke e kthyer mbrëmjen në një spektakël gjigant në kryeqytet.
Hapja këtë vit erdhi ndryshe nga çdo edicion tjetër: një show ajror me rreth 500 dronë që ndriçuan qiellin mbi Liqeni Artificial i Tiranës, duke krijuar një performancë vizuale mbresëlënëse për publikun.
Dronët formuan figura dhe mesazhe në qiell, duke përcjellë edhe fjalët e moderatorit Lidion Lico. “Madhështia nuk është të ndriçosh më shumë se të tjerët, por të mos harrosh që drita është brenda teje”, të shoqëruara me numërimin mbrapsht të nisjes së finales.
Ky edicion i pestë kulmon sonte me shpalljen e fituesit mes finalistëve, ndërsa spektakli pritet të jetë ndër më të ndjekurit, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e madh që ka formati në publikun shqiptar.
revista.one/


