Si do t’i shpenzojnë 100 mijë eurot finalistët e Big Brother VIP 5 nëse i fitojnë?

Si do t’i shpenzojnë 100 mijë eurot finalistët e Big Brother VIP 5 nëse i fitojnë?

April 18, 2026 0

Ka nisur finalja e madhe e Big Brother VIP 5, ku njëri mes Mirit, Mateos, Rogertit dhe Selin do të shpallet fitues.

Të pyetur nga moderatori Ledion Liço se çfarë ata do të bëjnë me Çmimin e Madh, finalistët u përgjigjën kështu:

“Ishin emocione që kanë vazhduar gjatë gjithë ditës. Intro ishte spektakël. Një super realizim nga produksioni. Si nuk e pashë Brikenën… Tani që u martuam duhet një shtëpi në Tiranë, që të rrimë me nusen”, tha Mateo.

“Nuk ishte e çuditshme. Por super e çuditshme. Kishte momente që ishe nostalgjik. Duhet t’i ktheja përgjigje Rogertit dhe Mirit. Kishe momente që doje të rrije vetëm. Si javën e fundit e kam shijuar shumë. Një pjesë do shkojë për familjen time, për tu bërë bashkë dhe për të mos u ndarë më kurrë. Një pjesë më pas do të shkojnë për shtëpinë e fëmijës, një amanet që më ka lënë gjyshi im”, tha Selin.

revista.one/