8 Marsi i Adelinës, i dhuron burri një “Porche’

8 Marsi i Adelinës, i dhuron burri një “Porche’

March 8, 2021 0

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismajli, ka marrë një super dhuratë nga bashkëshorti këtë 8 Mars
Ajo publikoi foto dhe video në InstaStory, ku duket mjaft e lumtur kur mësoi se surpriza që i kishte bërë bashëshorti ishte një makinë luksoze ‘Porche’.
Krahas imazhit të makinës, këngëtarja i ka dedikuar disa fjalë falendërimi atij, ku njëkohësisht i shpreh dashurinë.
“Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazent mbyllin gojën. Ti e di që unë materialiste nuk jam e as nuk kam qenë kurre. Nuk e dalloj Porche nga autobusi. Por është dedikimi yt e dashnia që sot e çdo ditë më bën të falenderoj Zotin që jam grua. Faleminderit që më bërë 8 Marsin më të bukur në jetë. Të dua Val Krasniqi.”, ka shkruar Adelina Ismajli.

/Revista.one/
.