Erlinda: Nuk është turp që dola në “Për’Puthen+40”, por kam frikë komentet

Erlinda: Nuk është turp që dola në “Për’Puthen+40”, por kam frikë komentet

March 8, 2021 0

“Të afërmit më dhanë kritika shumë të mira. Në rrjetet sociale nuk i kam lexuar akoma, kam frikë”, tregon Erlinda Ogreni, një nga konkurrentet e emisionit më të ri “Për’puthen 40+”.
Vajza 12-vjeçare e nxiti të jetë pjesë e formatit të dashurisë. Erlinda tregoi në emisionin “Shqipëria Live” se çfarë i tha e bija pasi e pa në ekran.
“I pëlqeu që mami doli në ekran, nuk e kam lejuar të futet në rrjetet sociale dhe të lexojë komentet. Megjithatë e kam mësuar se turp nuk është kjo që po bëj unë, ka gjëra të tjera. Vajza ka vite që kërkon që të kem një njohje, një lidhje. Më ka kërkuar dhe vëlla e motër në të shkuarën. Ajo insistonte dhe thashë pse jo, ta provoj, të njoh disa persona për një herë. Në jetën e përditshme është e pamundur që të ndodhë. Këtu janë disi të përzgjedhur”, u shpreh Erlinda.
Ajo u shpreh se ka pasur komente pa fund, por nuk i ka lexuar ato që i janë bërë në Instagram, pasi ka frikë nga opinioni që mund të ketë krijuar publiku për të.