“Na thuaj tabelën e shumëzimit me 6”, Getinjo: Për mu të gjitha bëjnë 1 milion
March 13, 2021Getinjo ka qenë i ftuar në emisionin Express Rozë, në rubrikën “Pyetje Express”. Getinjos i është bërë një sërë pyetjesh, ku në të shumtat reperi është përgjigjur gabim.Në një pyetje Getinjos i është kërkuar të thotë tabelën e shumëzimit me gjashtë, por këngëtari ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se nuk i ka “marrëdhënet” e mira me matematikën.“I keq jam në matematik. Domethën matematikën e kam mësuar prej kalkulatorit kur kam llogorit na një farë leku. Kshu që për mua të gjitha bëjnë 6×6 baraz me një milion. Edhe hiç s’po e them se s’jam matematicient. Unë jam Geti, reper, njeri i thjeshtë”, tha ai. /revista.one/