Dy fëmijët shqiptarë në Gjermani shpallen në kërkim, të zhdukur prej 7 muajsh, dyshohet se i rrëmbeu babai

Dy fëmijët shqiptarë në Gjermani shpallen në kërkim, të zhdukur prej 7 muajsh, dyshohet se i rrëmbeu babai

August 16, 2021 0

Dy fëmijë shqiptarë emigrant në Gjermani, rezultojnë të zhdukur prej 7 muajsh. Ata jetonin me të ëmën në Gjermani dhe në atë vend dyshohet se është bërë rrëmbimi i tyre.

Aktualisht të miturit po kërkohen nga autoritetet spanjolle të Tenerife. Zhdukja, është denoncuar nga mamaja e fëmijëve e cila tha se fëmijët janë marrë nga babai i tyre dhe nuk dihet se ku janë.

Dy fëmijë shqiptarë rezultojnë të zhdukur prej 7 muajsh. Fëmijët kishin prindër emigrantë në Gjermani, ku është bërë dhe rrëmbimi i tyre. Nëna ka bërë denoncimin më 17 janar të këtij viti për rrëmbimin e fëmijëve të saj nga babai në Gjermani, e ndërsa hetimet janë shtrirë deri në Spanjë, kjo sepse ka dyshime që ato fshihen në ishullin Tenerife.

Bëhet fjalë për dy fëmijët Kristian Toska dhe Amantia Toska, përkatësisht të moshës 11 dhe 10 vjeç. Nga ana tjetër policia gjermane ka kontaktuar autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre, pasi një nga pistat e hapura të hetimit të tyre tregon se babai i dy fëmijëve mund të ketë udhëtuar në Tenerife bashkë me fëmijët dhe po mundohet të fshihet në ishull.

revista.one/