“U shemb gjithçka “, Andi flet për ndarjen nga Melisa
August 19, 2021Andi dhe Melisa i kanë dhënë fund lidhjes dhe mesa duket këtë herë përfundimisht. Dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale, si dhe nga ana e tyre nuk kanë munguar postimet që thonë gjithçka.
Vetëm së fundmi, Andi ka reaguar për ndarjen nga ish-konkurrentja e “Përputhen”.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka bërë të ditur se marrëdhënia e tyre është prishur dhe ka vendosur të largohet për të mos u lënduar.
“Lidhjet janë si xhami. Ndonjëherë është më mirë ta lësh të thyer, se sa të lëndosh veten duke u munduar ta rregullosh”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga Andi.
Pak kohë më parë, ata u ndanë publikisht për më pak se 24 orë, për t’u bashkuar shumë shpejt.
‘Faji’ ishte tek impulsiviteti i Melisës që ka reaguar si një e dashur shumë xheloze ndaj një situate që ndodh rëndom në çift.
Diçka e tillë duket se është përsëritur.Melisa ka ndarë me ndjekësit një thënie dyshuese që lidhet me një situatë ndarjeje. Kjo ka bërë që fansat të hulumtojnë dhe të pikasin se (ish) çifti nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.
revista.one/