Dy makina shtypin këmbësoren në Tiranë, shoferi i dytë nuk ndalon dot dhe i kalon përsipër, gruaja vdes në vend

Dy makina shtypin këmbësoren në Tiranë, shoferi i dytë nuk ndalon dot dhe i kalon përsipër, gruaja vdes në vend

August 19, 2021 0

Një këmbësore raportohet se ka ndërruar jetë në Tiranë, mbrëmë si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Misto Mames” në kryeqytet, në rrugën “Besim Alla”.

Identiteti i këmbësores nuk bëhet me dije.

Fatkeqësisht, nga dy përplasjet gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë arrestuar të dy shoferët.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

revista.one/