Mevlani: Ledjana është aktore, nuk interesohet për mua

Mevlani: Ledjana është aktore, nuk interesohet për mua

March 15, 2021 0

Antonela nuk ishte rikthyer as sot në emision dhe debati për treshen e famshme vijoi edhe sot. Ndërkohë Mevlani bëri edhe një deklaratë të papritur për Ledjanën. Ai e cilësoi këtë të fundit si aktore dhe se sipas tij, ajo nuk është aspak e interesuar për të.

“O Arjan merre dhe këtë tek Akademia e Arteve se dhe kjo do të hedh baltë ndaj meje. Sado mund të kesh afrimitet jashtë apo këtu brenda, nëse diçka përfundon, përfundon se ka disa motive, por nuk mund t’i thuash një njeriu më ke përdorur në momentin që të prishen interesat e tua. Mua kjo më bën të ndihem shumë keq emocionalisht se marr mesazhe pafund, kërcënime pafund.

Në momentin që unë dola nga studio asnjëra nga ju nuk u interesua. Njëra qau, tjetra uli kokën. Jeta nuk përballohet me lot dhe duke bërë viktimën. Ti nëse do të ndërmarrësh rrugëtimin tënd, merre ashtu siç do ti, jo të konkurrosh me një tjetër. Në momentin që ajo deklaron mospëlqim ndaj meje, në vend që të lumturohesh ti stepesh prapë”, u shpreh Mevlani.

Ndërsa Ledjana e akuzoi se Mevlani ka biseduar me Antonelën pas takimit që ka bërë me të, sepse ndryshe ajo nuk kishte nga ta merrte vesh ç’kishte ndodhur mes tyre.