Dedektivja private: Zbuloj tradhtitë e burrave dhe të grave
February 20, 2021Shkënda Lila është dedektive private. Ajo ka treguar disa kërkesa të çuditshme që i kanë bërë klientët e saj. Ajoka treguar mbrëmë në emisionin “Rudina” se rastet e tradhtisë janë shtuar shumë gjatë pandemisë.
Ajo rrëfeu edhe një rast që e ka lënë edhe atë të habitur, pasi një grua i kishte kërkuar që të investigonin për të dashurën e burrit dhe të zbulonin nëse ajo kishte ndonjë tjetër veç burrit të saj.
Lila tha se hall ii gruas ishte te paratë, pasi nuk donte që e dashura e burrit të shpenzonte lekët që ajo fitonte nga puna e saj.
Rudina Magjistari: Më trego një rast ekzemplar le të themi.
Shkënda Lili: Raste ka pafund tek unë 5 vite punë saqë nuk mund t’i mbaj dhe mend. Një rast që unë do përmendja është tani në fund pas Vitit të Ri, kam qeshur dhe e kam marrë me sportivitet në fakt.
Ka qenë femër, shumë e shkolluar dhe e ditur dhe e dinte shumë mirë kush është dashnorja dhe më ka thënë që nuk dua të ndjek bashkëshortin, por dua të ndjek personin që shkon me burrin tim. E dinte me emër, mbiemër, adresë pune etj. Unë i kam thënë pse duhet ta dish ti se çfarë bën ajo?
E më tha dua ta di se do i them bashkëshortit ja kush është kjo që shkon ti sepse pretendonte se kjo kishte dhe marrëdhënie të tjera.
Nuk ka ardhur për të investiguar burrin, por partneren që ka burri jashtë familjes. Mu duk një rast i çuditshëm në fakt, por unë e mora përsipër sepse këtë punë bëj dhe në finale i pasqyrova të gjithë të vërtetën.
I thashë nuk ka njeri tjetër përveç bashkëshortit tënd. Ajo e dinte, vetëm kishte merakun që donte të debatonte me bashkëshortin dhe t’i thoshte që kjo nuk është vetëm me ty, por ka dhe të tjerë.
Rudina Magjistari: Ky është një moment dëshpërimi besoj.
Shkënda Lili: Klientja ime kishte hallin më shumë tek lekët, kishte hall mos ia hante lekët që punonte gjithë ditën. Aty e kishte të gjithë merakun, nuk e kishte merakun që bashkëshorti kishte një partnere tjetër. Mos më hajë lekët e mia thoshte dhe kjo është e gjitha.