Lajme nga fushata: Aurela i gatuan byrek Bashës, po Linda ç’po bën?
March 20, 2021Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vizituar qytetin e Beratit, ku është takuar me qytetarët dhe ka shpalosur programin e tij për trashëgiminë kulturore.
Teksa Basha vazhdonte fushatën, bashkëshortja e tij Aurela ishte në shtëpi duke gatuar drekën. Ajo ka treguar në një postim në rrjetet sociale se për drekë gatoi byrekë me petë të pjekura të lyera me vezë të rrahura me qumësht dhe djathë.
“Byreku i drekës me petë të pjekura të lyera me vezë të rrahura me qumësht dhe djath (edhe sodë sipas recetës së tezes)”, shkruan bashkëshortja e kryedemokratit.
Gjatë drekës Basha ishte në fushatë, por në mbrëmje me siguri që e ka shijuar byrekun e përgatitur nga Aurela.
Aurela Basha, bashkëshortja e kreut të opozitës Lulzim Basha ndoshta është më pak e ekspozuar ndaj medias sesa Linda Rama.
Lulzim Basha dhe gruaja e tij Aurela u njohën në shkollën e mesme “Sami Frashri” dhe u martuan në Tiranë më 8 maj të vitit 2004.
Ata kanë qenë bashkë në shkollë dhe, siç ka rrëfyer vetë Basha, ndjenja për njëri-tjetrin ka lindur pas përfundimit të shkollës.
Basha dhe bashkëshortja e tij kanë dy vajza së bashku.
Aurela është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Utrechtit në Holandë, në të njëjtin universitet që ka studiuar edhe Basha, dhe u specializua për Menaxhim Biznesi në Universitetin e Amsterdamit.
Që prej vitit 1999 ajo punon për Projektin e Praktikave Parlamentare Lindje-Perëndim, një organizate ndërkombëtare jofitimprurëse që promovon demokracinë parlamentare në vendet e Europës Lindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Linda Rama, bashkeshortja e kryeministrit Rama ka profil me aktive ne politike. Ne shkurt 2020, ajo u shfaq ne Kongesin e PS-se. Partia Socialiste e nisi kongresin e saj 3-ditor, duke ia kushtuar tërësisht vëmendjen rolit të gruas. Jo vetëm në parti, por edhe në familje. Me pas Linda Rama nuk u pa te aktivizohej, as ne kete fushate. Nderkaq, Aurela Basha eshte aktive ne Instagram ku paraqet Lulzim Bashen nen nje stil te shpenguar ne shtepi ose ne shetitje.