Antonela bën këngë kushtuar Mevlanit, por anulon publikimin
October 7, 2021Antonela Berisha, ish-konkurrentja e Për’puthen dhe ish-prezantuese e Top Arena gjatë kampionatit Evropian, rrëfeu disa të pathëna. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
25-vjeçarja tregoi se fle me një ide dhe zgjohet me një tjetër, ama përpiqet t’i çoj gjërat deri në fund, por jo në rastin e një kënge, e cila mesa duket ka disa specifika.
Kjo kënga është sekret, nuk ka dalë kurrë, ishte dedikim për Mevlanin, por nuk e meritoi dhe nuk e nxora.
Moderatorja Bieta Sulo e ngacmon duke i thënë se e paska pikë në zemër
“E kam treguar që kam pas pëlqim për të, nuk e kam më, sepse jam shumë e zhgënjyer nga ai me thënë të drejtën. Nga emisioni “Jashtë Loje”, që ishim bashkë në makinë ai dha disa deklarata të tjera për personazhin tjetër që ishte në emision (Ledjanën). Nuk e kam ndjek me vëmendje, por më çuan disa gjëra. Nuk jam më goma rezervë për askënd. Thjesht e kam prish edhe atë miqësi që ishte, sepse nuk ja vlen, miqtë e mi i numëroj me gishta dhe besoj se ai nuk e meriton të jetë në miqësisë time”
Gjithashtu Antonela ka treguar se ‘Mevlani’ është bërë bezdisje për të:
“Çdo njeri që takoj nuk më thotë si je Antoenla, por më pyesin ku e ke Mevlanin. Kjo është bërë bezdi për mua”.
Bieta e provokon duke i thënë se mos ndoshta është strategji e saj dhe nesër nuk do ngrihet me këtë mendim.
Jo do ngrihem edhe nesër me këtë. Besoj se nesër kur të jem me burrin do më thonë prap ku e ke Mevlanin dhe nuk është diçka e mirë, dua ta parandaloj. Madje dhe kunati im, që e kam më xheloz se vëllezërit më thotë ‘na çmende me këto Mevlan-at,-tregon Antonela.
Ajo gjithashtu pranoi se ka nisur njohje me një futbollist, por që nuk është e sigurt, pasi ai është shumë xheloz.