Atentat në Shkodër, të plagosur 2 vëllezërit Doçi, 23 dhe 30 vjeç! Lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz
March 20, 2021Në Shkodër janë qëlluar me armë dy vëllezërit Hot dhe Marian Doçi, të cilët kanë mbetur të plagosur! Dy vëllezërit raportohet se i përkasin të njëjtës familje Doçi në Shkodër, e cila është e njohur edhe nga operacionet e OFL dhe mendohet se ka lidhje me krimin e organizuar. Një familje e lakuar edhe për rrëmbimin e Jan Prengës, pasi janë djem xhaxhai me Gentian Doçin, njëri nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz, i cili rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.
Policia ka njoftuar se të plagosurit janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që burime bëjnë me dije se është identifikuar autori, Besmir Perkola i cili tashmë është në kërkim nga forcat e policisë.