Bora rikthehet duke shtruar rrugët, kujdes shoferët!

Bora rikthehet duke shtruar rrugët, kujdes shoferët!

March 21, 2021 0

Bora rikthehet ne kete fillim pranvere duke shtruar rruget. Autoriteti Rrugor Shqiptar u beri thirrje drejtuesve te mjeteve qe te kene kujdes.

Reshje bore me intensitet të ulët po bien në Puke-Fushë Arrëz-Kukës dhe në Dardhë-Voskopojë.
Mjetet e mirembajtjes po bëjnë shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e akseve. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset.

“Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe në juglindje. Akset kombëtare janë të hapura dhe qarkullimi bëhet pa zinxhir
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore”, njoftoi Autoriteti. /revista.one/