Monika dhe Iliri ankohen: Produksioni nuk i shfaq shkeljet që bën Donaldi

Monika dhe Iliri ankohen: Produksioni nuk i shfaq shkeljet që bën Donaldi

October 30, 2021 0

Sot Monika dhe Iliri kanë zhvilluar një dialog në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke diskutuar për Donaldin. Aty ndodhej edhe Sabiani.

Iliri: Unë jam shumë i sigurt se publiku e njeh Ilirin, karrierën time e trurin tim dhe nuk bazohen te Donaldi.

Monika: Sa ke ti vite punë, ai ka jetë.Do të lutesha vetëm për 1 gjë Ilir, po ma dëgjo, ne nuk dua ta zëmë më në gojë atë njeri sepse dashje pa dashje ne e kemi bërë atë për 4 javë (i kemi dhënë vëmendje). Më vjen çudi sepse ne dëgjohemi 24 orë dhe kur shan ky një femër, kur ulëret ky cepave për shoqen e vet, nuk e kanë treguar. Nuk është treguar asnjë detaj i Donladit. Ai ka shkelur 3 rregulla bazë të kontratës: dhunën psiqike, ofendimin, bullizimin. Dje mua më tha e shëmtuar.Do ikësh ti më tha, jo unë, ty do të nxjerr.Jemi goditur shumë keq. Stop më dhe të shikojmë se çfarë do bëhet.

Iliri: Ai nuk ka etikë.

Kujtojmë se një zarf i zi ka mbërriti në shtëpinë e “Big Brother”.Nëpërmjet gjesteve e fjalëve është evidentuar se disa prej banorëve kanë dërguar kode dhe në këtë mënyrë kanë planifikuar nominimet.Dje u pa se kjo gjë kishte ndodhur midis Sabianit, Monikës dhe Ilirit. Për këtë arsye dolën të gjithë në nominim dhe u largua Paloma.

revista.one/