Krisje në romancën Tea – Beart? Ja ç’ndodhi mbrëmë
March 23, 2021Tea dhe Bearti, ndonëse i kanë ende fotot e përbashkëta, nuk ndiqen më në rrjete sociale.
Mbrëmjen, Bearti e ka kaluar në shtëpi kurse Tea ka postuar fotografi nga “Four Points by Sheraton” në Prishtinë, menjëherë pas kthimit nga Stambolli, ku në dy ditët e fundit nuk kanë shfaqur asnjë shenjë se janë bashkë.
Momentalisht nuk mund të thuhet ende nëse bëhet fjalë për ndarje apo diçka tjetër.
Shpesh, mos-ndjekja në rrjete sociale mes personazheve të famshëm shqiptarë ka rezultuar në një trik për të furnizuar portalet me shkrime e aludime nga më të ndryshmet. Të jetë ky rasti?
Tea befasoi kur u shpreh që nuk ka qenë e lumtur për ditëlindje, teksa Bearti më pas ‘goditi’ me një postim që idenë kryesore e kishte mesazhin se “është e gabuar kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”. /revista.one/