Opozita ndez motorët e fushatës, të rinjtë me flamuj mbushin sheshin

Opozita ndez motorët e fushatës, të rinjtë me flamuj mbushin sheshin

March 25, 2021 0

Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale e Partisë Demokratike, në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. 

Mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike kanë mbushur Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Teksa duheshin vetëm pak minuta nga çelja e fushatës, mbështetës të PD ishin vendosur tashmë në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Mbështetësit kanë shkuar në shesh me makina, ku duket se janë të shumtë ata që do të ndjekin nga afër fushatën.

Në shesh janë krijuar rrathë të shumtë, në të cilët nuk do të lejohen më shumë se 10 vetë, në kuadër të masave anti-Covid.

Kreu i PD, Lulzim Basha mbërriti rreth orës 18:10  teksa kandidatët dhe simpatizantët ishin aty prej rreth 1 ore. Fillimi nisi me himnin kombëtar të kënduar nga Kastriot Tusha.

Në sheshin “Nënë Tereza” janë edhe aleatët e Lulzim Bashës, si Fatmir Mediu i PR, Dashamir Shehi i LZHK, Agron Duka i PAA, Shpëtim Idrizi i PDIU, Vangjel Dule i PBDNJ.

/revista.one/