“Vesh bluzën e UÇK-së vetëm kur është në nominim për të siguruar vota nga Kosova”, reagon Arjola
February 3, 2022Aktorja Arjola Demiri, e cila ka jetuar për një periudhë kohe në Kosovë, e ka shprehur disa herë dashurinë dhe mirënjohjen e saj ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mu për këtë arsye, Demiri ka veshur disa herë në shtëpi bluzën me stemën e UÇK-së, teksa njëlloj ka bërë edhe gjatë kësaj jave, në të cilën është në televotim së bashku me: Donaldin, Beniadën, Einxhelin dhe Monikën.
Në rrjetet sociale ka filluar të komentohet paraqitja e Arjolës me bluzën “Liria ka emër”, teksa në llogarinë personale të saj në Facebook dhe Instagram është publikuar një mesazh, i cili ka qenë shqetësim i një fansi për të pyetur nëse është e vërtetë që ajo po e veshë atë sa herë që është nominim.
Administruesit e llogarisë së saj zyrtare në Facebook dhe Instagram, kanë bërë një reagim publik në lidhje me këtë pjesë, duke sqaruar se si qëndron e vërteta rreth patriotizmit të aktores.
“Arjola në zemër mbanë UÇK-në e Kosovën e s’i merr leje askujt! Ajo nderon Malësinë e Gjakovës, Kosovën e gjithë Shqipërinë me atë që përfaqëson dhe shpreh dashurinë dhe prapë s’e ndalon jo një Enver, po një milion të tillë. Stop përdorimit të nacionalizmit të rremë, në dëm të saj. Në një rast të tillë nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Kosovën e ka dashur që ditën kur lindi, kur ende s’e dinte fatin e vet….dhe luftën e saj e ka ndjerë po aq sa ju Enver sepse është bijë Tropoje! Në profilin e saj në bio, nuk ka ekzistuar formati BBV kur ka qenë flamuri i Kosovës aty! Ajo atë bluzë ka 100 ditë që e veshë, dy herë ka qenë në nominim edhe dy mijë vjet në mos jetoftë, ajo, nipërit dhe mbesat e saj do e veshin! Bëni një shëtitje nëpër intervistat e saj të mëparshme e shikoni sa e do atë lum Kosove! Kosovë loçkë ta dua atë zemër, jo votën, se unë jam e juaja, e vota është e huaja! Krenarë”, shkruhet në sqarimin e publikuar në faqen e aktores tropojane.
revista.one/