Video e aksidentit në Berat, momenti kur shoferi i “Audi”-t aksidentoi 4-vjeçarin

Video e aksidentit në Berat, momenti kur shoferi i “Audi”-t aksidentoi 4-vjeçarin

February 3, 2022 0

Aksidentit ndodhi ditën e sotme rreth orës 14:00 në Berat. Në video duket momenti kur shoferi pasi përplas të miturin 4-vjeç, ndalon makinën, del nga automjeti dhe merr të miturin, që më pas niset me urgjencë për në spital.

Po ashtu shihet se një tjetër person vrapon drejt makinës që aksidentoi të miturin, dhe së bashku me shoferin janë nisur drejt spitalit, por fatkeqësisht policia bën me dije se i vogli ka humbur jetën.

Si ndodhi aksidenti

Mësohet se 4-vjeçari Gurim Oshafi ka qenë në makinë me xhaxhanë e tij dhe ky i fundit ka parkuar në anë të rrugës për të blerë diçka në një market. Fëmija, pasi ka parë xhaxhanë që ka dalë, ka hapur derën dhe ka kaluar me shpejtësi rrugën, ku edhe është përplasur nga një automjet tip ‘Audi’, me ngjyrë të zezë. revista.one/