Largohet nga “Love Story”, Kristi Aliaj tregon arsyet e vërteta të këtij vendimi

Largohet nga “Love Story”, Kristi Aliaj tregon arsyet e vërteta të këtij vendimi

March 28, 2022 0

Në programin “Ditë pas dite” nga Fjodora Fjora, ishte i ftuar Kristi Aliaj.

Kristi është një nga ish-konkurrentët e programit të dashurisë Love Story.

Ai tregoi arsyen pse u largua nga ky program, duke thënë se në atë emision shumë personazhe ishin të shtirur e situatat ishin të stisura dhe se preferon gjërat e vërteta.

“Debate koti dhe debate fallco. Personazhet ishin shumë të shtirur dhe fallco”, tha Aliaj.

I pyetur nga Anaidi nëse është ndikuar largimi i Robert Aliaj nga emisioni, Kristi u përgjigj:

“Emocionalisht po, sepse unë erdha në program që të ishim të dy aty, ky ishte ingredienti i lezetshëm i show-t, që kisha babain përpara.

Gjithashtu Kristi tha se i pëlqen bota e televizonit dhe po pregatit një projekt ku mendon se mund të jetë producent për të bërë një reality. revista.one/