“Ka marrë fund”, Don Xhoni dhe modelja ruse shpallin “luftë’ në rrjetet sociale
April 5, 2022Reperi Don Xhonit dhe ish-e dashura ruse, Ariana Lirey zbuluan për publikun ditën e sotme se janë ndarë. Këngëtari konfirmoi divorcin duke postuar një mesazh në Instastory.
Krijuesi i hitit “Crypto” theksonte se edhe pse romanca e tyre ka përfunduar, ai vazhdon të ketë respekt për modelen. Mes të tjerash, Don Xhoni këshillonte që të mos luajë viktimën dhe të mos bëjë drama në Instagram pasi nuk është një person i tillë.
Shpresoj të jesh e lumtur me jetën tënde dhe Allahu ta bekojë zemrën tënde! E di që nuk je një njeri i keq kështu që mos u sill në këtë mënyrë. Të lutem mos bëj drama dhe mos luaj viktimën në Instagram. Ka marrë fund, duhet ta kalosh! Boluchka”, shkroi mes të tjerash ai.
Pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i modeles. Ajo shprehet: “Faleminderit për postimin prekës, por e dimë të dy se përse e keni shkruar. Ti je mësuar që të jesh i admiruar nga të gjithë, andaj qëndro me këtë. Ti bën muzikë të mirë, por do të hiqet maska e djalit të mirë.”
Don Xhoni dhe Ariana nisën një romancë, teksa u përpoqën të mbajnë lidhjen e tyre në distancë. Madje, modelja ruse nisi një kurs në shqip, që të mësonte gjuhën tonë.
Mirëpo gjërat s’kanë shkuar siç duhet dhe marrëdhënia e tyre është prishur. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ariana në rrjete sociale.
“Ishte një histori e bukur. Mirupafshim”- shkruan ajo.
Më tej, në një tjetër story shkruan:
“Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten”- përfundon modelja,
Për më tepër, ata nuk ndiqen më as në Instagram, shenjë që tregon se vërtetë “i kanë dhënë duart” njëri-tjetrit.
Rrjetet sociale kanë zhurmuar nga postimet e tyre që lanë të kuptohet se raporti i tyre ishte më i veçantë dhe modelja ishte e gatshme për të marrë mbiemrin e tij.
revista.one/