U përlotën në mes të emisionit, telefonata që tronditi Bora Zemanin dhe konkurrentët e Për’puthen
April 28, 2022Astriti mori një telefonatë para fillimit të programit, ku e lajmëruan se babai i tij është në gjendje të keqe shëndetësore. Teksa ishte në gjendje të rënduar emocionale, ai u pyet edhe nga moderatorja Bora Zemani në lidhje me gjendjen e babai të tij.
“Nuk më tregojnë sepse jam këtu në Tiranë që të mos më mërzisin.”- tha Astriti, i cili nuk i mbajti dot lotët.
Rrushja ishte ajo e cila iu gjend afër për ta mbështetur, ndërsa ai vendosi që të qëndrojë në program për të ndjekur pjesën e fundit të takimit me Rrushen, por më pas do të largohej.
Situata e tij preku moderatoren edhe të gjithë konkurrentët e tjerë të cilët u përlotën në studio.
“Ta mbarojmë edhe këtë pjesë edhe pastaj duhet të vazhdoj. Babain e kam pjesën më të rëndësishme të jetës time.”- tha në fund ai.