(VIDEO) Mozzik dhe Donald hyjnë në Big Brother, ironizojnë produksionin: Publiku ka vendosur…

(VIDEO) Mozzik dhe Donald hyjnë në Big Brother, ironizojnë produksionin: Publiku ka vendosur…

April 28, 2022 0

Donald Veshaj, ish-banori i Big Brother Vip theu rregullat kur ishte pjesë e formatit, pasi shoqëroi këngëtarin Mozzik, në ambientet e shtëpisë duke marrë kështu edhe një dënim nga produksioni.

Së fundmi ai dhe reperi i njohur Mozzik kanë ironizuar produksionin e BBV përmes disa postimeve në Instastory.

Dyshja ndanë një video ku ishin në oborrin e shtëpisë së Big Brother, ndërsa Mozzik thotë: “Publiku ka vendosur…”, ndërsa Donaldi shton: “Çfarë ka vendosur publiku? Mozzik dhe Donald në dhomën e rrëfimit.”

Më tej ata postuan video në dhomën e gjumit, ku Donaldi e pyet reperin mes të qeshurash se kë do të nominojë. Dhe në fund në një video ku Mozzik është në dushet e BBV, aktori i humorit shprehet, “Meqë s’u lave dot kur erdhe ja po lahesh tani” .

Vlen të theksohet edhe fakti se dyshja kanë bërë tag edhe emisionin e ri të Donald dhe Romeo Veshajt, duke lënë kështu të kuptojmë se reperi mund të jetë i ftuari i parë.

Kujtojmë së dënimi që i dha Donaldit produksioni ishte nominimi i menjëherëshëm. Në lidhje me diskutimin e gjatë që u zhvillua gjatë spektaklit reagoi edhe reperi Mozzik.

Duket se Mozzik nuk ishte shqetësuar shumë nga debatet e krijuara, ku shprehu edhe një herë mbështetjen për aktorin e humorit. Ai postoi një shkrim në Instagramin e tij ku shkroi se e mbështet ende Donald Veshajn dhe ironizoi produksionin.

“Sa vk në Big Brother o njerëz të dashur… qëllimi im ishte shumë i qartë dhe i pastër. Unë ika për të përkrahur shokun tim Donaldin, dhe e thash qartë që të gjithë jeni të mirë, por Donaldi është Mjalti i Shtëpisë!! Dhe këta tani bëjnë pordha koti jo dënime jo qdënime fute. Brenda fute aty theve rregulla..Shkurt/Shqip/Qartë! Donaldi duhet të jetë fitues! Se është më i dashuri i publikut, i publikut!

Natën vëllai i madh gjumë te ëmbël”,- shkroi Mozzik