Këngëtarja Ronela Hajati nis provat e Eurovisionit në Torino të Italisë
May 1, 2022Këngëtarja Ronela Hajati, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision të këtij viti.
Ajo do të performojë këngën “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale të festivalit evropian, e para në renditje.
Këto ditë, në Torino të Italisë kanë nisur provat zyrtare për shfaqjen e madhe – disa momente prej të cilave janë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Faqja e Eurovisionit në Instagram publikoi disa fotografi nga provat e Ronelës dje (e shtunë), të cilat e tregojnë këngëtaren shqiptare krahas balerinëve teksa dhuron një performancë të zjarrtë.
Hajati gjithashtu ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat duke shkruar: “Provat e para, të mbaruara, Shqipëria hap mbrëmjen e 10 majit”.
Eurovision 2022 mbahet më datë 10 maj (nata e parë gjysmëfinale), 12 maj (nata e dytë gjysmëfinale) dhe 14 maj (finalja e madhe). revista.one/