Pas njoftimit se është ndarë me Florjanën, reagon Bruno Shemsho: Jam i infektuar…
May 19, 2022Disa story në Instagram gjatë ditës së sotme nga Bruno Shemsho ngjallën dyshimet se ai dhe Florjana Gjini më nuk janë në një lidhje.
Ish-konkurenti i Përputhen ka “thumbuar” me disa foto në instastory dhe të gjitha dyshimet sigurisht shkuan drejt Anës. Ai ka fshirë gjithashtu të gjitha fotot me Florjanën nga rrjeti i tij social, Instagram. Mirëpo vlen të theksohet se dyshja pas gjithë këtyre detajeve e ndjekin akoma njëri-tjetrin në Instagram.
Në mes të gjithë këtyre dyshimeve, vjen reagimi i Brunos i cili ndër të tjera konfirmoi se po përjetojnë disa probleme në çift.
“Kemi disa probleme që zakonisht i flas me të, si çdo çift. Postet nuk kanë lidhje aspak me Anën”,- ka deklaruar ekskluzivisht për Panorama Plus Shemsho.
Ai sqaroi edhe më tepër gjendjen e tij shëndetësore, pas fotove të publikuara më herët të martën në spital. “Kam qenë i infektuar, unë sjam mashtrues as të bëj kot si i sëmurë, se me shëndetin dhe familjen janë dy gjëra që s’bëhen lojra,”-vazhdon Bruno.
“Kam infektim të shkallës së tretë në gjak e jam me antibiotik që nga e hëna,”-përfundon reagimin ekskluziv për Panorama Plus, Bruno Shemsho.
I urojmë shërim të shpejtë Brunos, ndërkohë që do të na duhet të presim për një reagim zyrtar të Florjana Gjinit.