Në Turqi, pranë tij/ Megi Pojani nuk i ndahet Endri Çekiçit, foto nga ashensori

Në Turqi, pranë tij/ Megi Pojani nuk i ndahet Endri Çekiçit, foto nga ashensori

July 19, 2022 0

Megi Pojani është vënë në qendër të komenteve sërish për lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare Endri Çekiçi.

Megi ndodhet në Turqi këto ditë, aty ku Endri jeton për shkak se është futbollist në një prej ekipeve turke, Konyaspor. Në një prej fotove të fundit të ndara në Instastory Megi shihet në ashenorin, i cili ka disa mbishkrime në gjuhën turke. Sipas ‘Prive’ bëhet fjalë saktësisht për bllokun e ndërtesave ku jeton futbollisti i Kombëtares shqiptare.

Ndërkaq, asnjëri prej tyre nuk kanë reaguar rreth zërave. Në një postim në Instagram disa ditë më parë Megi shkroi se nuk do jetë kurrë e hapur të zbulojë detaje rreth jetën personale.  “Besoj se e kuptuat që është një lojë fjalësh me ‘kap fluturimet jo ndjenjat’. Megi Pojani nuk do të jetë kurrë vulnerabël në këtë profil’,– shkroi ajo në një status pasi provokoi me statusin: “Humba avionin, sepse kapa ndjenjat”.

Ishin pikërisht detaje e shumta nga fotot e aktores dhe futbollistit në Instagram ato që konfirmuan dyshimet e ngritura mbi marrëdhënien e tyre.

Tashmë nuk është një sekret raporti i Megi Pojanit me futbollistin e kombëtares shqiptare, Endri Cekici. Ata dy u kapën ‘mat’ nga postimet e bëra në të njëjtin vend përgjatë pushimeve në ishullin afrikan që realizuan bashkë javë ma parë.

revista.one/