Rita Ora rikthehet në Shqipëri! Zbulohet data e koncertit që artistja do mbajë në Tiranë

Rita Ora rikthehet në Shqipëri! Zbulohet data e koncertit që artistja do mbajë në Tiranë

July 19, 2022 0

 Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, ka postuar në rrjetet sociale lajmin se në datë 6 shtator, në Tiranë, do të mbahet koncerti i Rita Orës.

Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’.

Herën e fundit që Rita ka performuar në kryeqytet ka qenë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që përkon me vitin 2012. Këngëtarja bukuroshe sapo kishte publikuar hitin e saj R.I.P që i dha famë ndërkombëtare dhe pak më vonë e performoi këtë këngë edhe në Tiranë duke emocionuar publikun. Ndërkohë hera e fundit që ajo ka qenë në Kosovë ishte në 2018 kur mbajti një koncert në Ditën e Pavarësisë.

revista.one/