Një muaj e gjysmë në burg, lirohet Cllevio
July 23, 2022Në fillim të qershorit, Cllevio u arrestua një ditë pas sherrit me Noizyn, pas mos respektimit të masës së sigurisë arrest shtëpiak.
Nga ai moment, fansat kanë bërë postime të panumërta në përkrahje me kërkesën e vetme – lirimin e tij nga burgu. Kjo kërkesë duket se do plotësohet. Hiç më larg se në mesnatë. Lajmin e kanë bërë të ditur miq të tij, mes tyre opinionisti Arjan Konomi.
Ai ka treguar se pas mesnate, në ora 02, ai dhe Cllevio do lidhen LIVE në profilet e tyre në Instagram. Mbetet të shihet rrjedha e ngjarjeve pas lirimit.
Vendimi është marrë para një jave nga Gjykata e Lushnjës. Ish-banori i “Big Brother”, Anaid Kaloti përmes një postimi në InstaStory, do të shkruante atë ditë:
“Na e dhatë fjalën dhe si burrat e mbajtën, gjykata mori vendimin: “Për 7 ditë Cllevio vjen në shtëpinë e tij.
Të gjithë ju që më keni pyetur dhe të gjithë jut ë tjerët që se keni besuar ju prej në Lushnje me datë 21 apo 22 ta shoqërojmë te banesa. Miss u vllai, shihemi së shpejti”.
Kleviol Ahmeti u arrestua rreth një muaj e gjysmë më parë, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kjo është hera e tretë që Cllevio ndodhet pas hekurave. Pak kohë më parë ai bëri bujë mediatike me konfliktin me reperin Noizy, ku pamjet e sherrit bënë xhiron e rrjetit. Një ditë pas kësaj ngjarje, ai u arrestua nga policia.
revista.one/