Adhuruesit e serialit “Bridgerton” zhgënjehen nga largimi i aktorit kryesor

Adhuruesit e serialit “Bridgerton” zhgënjehen nga largimi i aktorit kryesor

April 3, 2021 0

Lady Whistledown po ndan sot disa lajme të trishtuara nga “Bridgerton”. Regé-Jean Page, i cili luajti Simon Basset, Duka i Hastings – zyrtarisht nuk do të kthehet për Sezonin 2 të shfaqjes shumë të famshme të Netflix.

Lajmi u konfirmua në një deklaratë zyrtare nga vetë Netflix me një postim në Twitter.

Në njoftim shkruhet: Do na mungojë Duka Sajmon në ekran, por ai do jetë gjithmonë pjesë e familjes Bridgerton.

Bridgerton është bërë një ndër serialet më të ndjekura në platformën Netflix në të gjithë botën. 

Kostumografia, ngjarjet, mënyra e jetesës në Londrën e shekullit XVII dhe aktrimi i protagonistëve kanë tërhequr vëmendjen e mijëra shikuesve mbarë botën.

Por ai që u pëlqye më së shumti ishte protagonisti i sezonit të parë, Rege-Jean Page, në rolin e Dukës.

Menjëherë, pas njoftimit Rege-Jean Page reagoi në rrjetet social , me një foto nga seriali. Ai shkroi: Ishte kënaqësi dhe privilegj të qënurit Duka yt.

Pas njoftimit të largimit të Dukës nga seriali,fansat u shprehen të zhgënjyer për vendimin e produksioit. 

Mbetet për tu parë se çfarë so ndodhë me bashkëshorten e Dukës gjatë sezonit të dytë, pasi protagonistja Pheobe Dynevor do jetë pjesë e kastit në sezonin e ri./revista.one/