Rita Ora përzgjidhet “gruaja më influencuese e vitit në biznes”

Rita Ora përzgjidhet “gruaja më influencuese e vitit në biznes”

April 3, 2021 0

Rita Ora është përzgjedhur ” Gruaja më influencuese e viti në biznes”. Vlerësimi është bërë nga revista prestigjioze e Indisë BW.

Me anë të postimit të fundit, këngëtarja bëri të ditur se revista indiane për biznes, “BW Businessworld”, e zgjodhi atë “Gruan më influencuese të vitit në biznes”.

Ajo publikoi fotografinë nga kopertina e numrit të ri të kësaj reviste. Këngëtarja e mbuloi lajmin me një imazh tërheqës, ndërsa falënderoi median për këtë vlerësim.

Rita Ora prej disa muajsh është duke qëndruar në Australi, ku është e angazhuar në “The Voice”. /revista.one/