Defekti teknik/ Noizy ishte live kur iu ndërpre muzika nga laptopi i DJ, ja si e vazhdoi këngën “Alkool”

Defekti teknik/ Noizy ishte live kur iu ndërpre muzika nga laptopi i DJ, ja si e vazhdoi këngën “Alkool”

August 7, 2022 0

Reperi Noizy ishte duke performuar një nga këngët e tij të reja “Alkool” kur papritur muzika ndalon. “A vjen a vjen a vjen… Mu ka prish laptopi” këndon Noizy në vend të tekstit origjinal, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit. “Ka shumë nxehtësi, ju kërkojmë ndjesë. Edhe pak do i gjuajm DJ me bidona.Hë m lila ça bëhet? Ku është Beleci? Oooo Belec”- vazhdoi ai me shaka duke e kaluar situatën me sportivitet dhe “pa drama”. Më e mira do të ishte ta mbante live-n vetëm me zërin e tij, pasi publiku po këndonte këngën. Por dihet se shumica e këngëtarëve performojnë me playback.

Pas pak ditësh në 14 gusht Noizy do mbajë koncertin e tij “Alpha Show”. Është thënë se pas tij reperi do heqë dorë nga muzika. Megjithatë Noizy ka vendosur të sqarojë gjithçka në lidhje me këto thashetheme në një intervistë të dhënë së fundmi, ku theksoi se “nuk beson se do ta lërë ndonjëherë muzikën” , nëse jo në koncerte do të bëjë muzikë për artistët e rinj.