‘Land & Sand Art Festival’, në plazhin e Velipojës do të ngrihen monumente rëre 

‘Land & Sand Art Festival’, në plazhin e Velipojës do të ngrihen monumente rëre 

August 22, 2022 0

Edicioni i parë i “Land & Sand Art Festival” vjen si risi për Shkodrën, i cili do të zhvillohet në plazhin e bukur të kryeqendrës së veriut në Velipojë, nga datat 24-27 gusht 2022.

Festivalet e skulpturës në rërë dhe “land art” janë evente arti që zhvillohen çdo vit në bregdete të ndryshme anembanë botës. Krijimi i veprave të artit në hapësirat publike merr formën e një festivali outdoor, ku artistë vendas dhe ndërkombëtarë do të demonstrojnë live, përgjatë 4 ditëve, këtë proces. Artistët ndërkombëtar pjesëmarrës në këtë Festival Arti zhvillojnë aktivitetin e tyre artistik kudo në botë, dhe kanë eksperienca të shumta në festivale dhe evente të këtij lloji. Organizimi i një eventi të tillë, ka si synim të sjellë vlera artistike, të organizojë veprimtari kreative por dhe të promovojë zhvillimin e turizmit në Velipojë dhe në qarkun Shkodër.

Artistë ndërkombëtarë, “sand & land-artists”, marrin pjesë në event dhe krijojnë vepra arti në hapësirat publike me një tematikë të lirë. Studentë nga universitetet e Shqipërisë dhe Kosovës (Shkodër, Tiranë dhe Prishtinë) bëhen pjesë e masterklasave, të cilët ftohen të krijojnë dhe bashkëveprojnë me artistët profesionistë ndërkombëtar. Po ashtu demostrime në rërë edhe për fëmijët e grupmoshave të ndryshme për të cilët do të ketë hapësira të dedikuara për të qenë pjesë e aktiviteteve kreative. Nuk do të mungojnë panelet e diskutimit, ku artistët ftohen për të ilustruar proceset e tyre kreative në hapësire dhe intelektual, për të diskutuar mbi efektet e konsumit të tepërt, ndotjes së hapësirave publike dhe rëndësinë e land artit në një epokë ku gjithnjë e më shumë artiste po krijojnë “enviromental” dhe “eco art” që rrit ndërgjegjësimin dhe ofron përgjigje për disa nga çështjet mjedisore që përballemi sot. Ky festival do përmbyllet me natën finale të eventit më 27 gusht 2022, në plazhin e Velipojës, ku do shpallet Artisti Fitues i këtij festivali të parë. Mbrëmja do vazhdojë me evente muzikore.

revista.one/