Kush ishte “Kumbari” që u vra në Shkodër, lidhja me deputetin
April 5, 2021 0Mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar me rreth 40 plumba biznesmeni Bardhok Pllanaj, 46-vjeç.Ai ishte i njohur si ‘Kumbar’ droge. E qëlluan teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij në fshatin Dobraç i Ri të Shkodrës.
Pllanaj është një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, ai arriti t’i shpëtonte policisë. Dyshohej se u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.
Pllanaj ishte i dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër. Ai akuzohej për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të Planajt. Objekti kapte vlerën e 2 milionë eurove.
Afër vendit të ngjarjes ku u ekzekutua Pllanaj është konstatuar një makinë e djegur. Aty janë gjetur dhe 2 armë të cilat dsyhohet se janë të autorit të krimit. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa në ndihmë të saj ka shkuar edhe FNSH. Ndërkaq janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle te imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorit.
46-vjeçari ishte një personazh me lidhje të forta me drejtësinë dhe politikën. Ai mbante raporte edhe me individë apo grupe të tjera kriminale. Kjo vrasje ka prishur balancat dhe mund të hapë një seri tjetër ngjarjesh të rënda kriminale në Shkodër.
/revista.one/