Linda Halimi rikthehet në “Kënga Magjike”, me “Pa t’pa”

Linda Halimi rikthehet në “Kënga Magjike”, me “Pa t’pa”

April 5, 2021 0

Linda Halimi është rikthyer në festivalin “Kënga Magjike”.

Artistja vjen pas dy vitesh mungesë. Që nga 2019 kishte bërë një tërheqje nga ky kompeticion pa ndonjë arsye.

Këngëtarja ditën e djeshme (e diel) ka prezantuar këngën e re, me të cilën do të shfaqet në “Kënga Magjike 2021”.

“Pa t’pa” titullohet projekti, i cili është një baladë që përputhet pikërisht me formatin e këtij festivali.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet Linda në bashkëpunim me kompozitorin Florent Boshnjaku.

Ky i fundit po ashtu është përkujdesur për producimin, miksimin dhe masterizimin e këngës.

Kënga u mirëprit edhe nga fansat dhe publiku. /revista.one/