Ku humbi Zhaku? Artistja tregon si i ka ndryshuar jeta pasi u bë nënë: “Shtëpiake krenare”
September 6, 2022Zhaku, emri i vërtetë i të cilës është Inida Kreuz, është bërë nënë për herë të parë para disa javësh.
Së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku rrëfeu se si e ka përjetuar lindjen e fëmijës së saj të parë teksa konfirmoi edhe emrin që i ka vendosur. Ashtu siç kishte deklaruar edhe në intervista të tjera të dhëna më herët, Zhaku tha se e ka quajtur djalin e saj Amon.
E pyetur se pse ka zgjedhur këtë emër, Zhaku tregoi se ka dashur ti vendosë një emër me kuptim dhe emri Amon në Egjiptin e lashtë do të thotë “bir i popullit”.
“Shumë-shumë bukur, shumë e pabesueshme, akoma nuk e besoj që ka dalë nga unë ai fëmijë. Amon ka kuptim, se është emër i vjetër i përdorur në Egjiptin e lashtë dhe përfaqësonte djalin, njeriun e popullit”- u shpreh Zhaku.
Më tej ajo rrëfeu se ka bërë një lindje natyrale, dhe se në momentin e parë i është dukur sikur vogëlushi i ka ardhur nga qielli. Zhaku, e njohur si person shumë aktiv tregoi se i është përkushtuar plotësisht mëmësisë dhe është bërë një shtëpiake krenare.
Pyetje: Ajo Zhaku aq e ngarkuar me aktivitete, me gjëra të reja suprizuese, tani që je bërë mama si ka ndryshuar jeta jote. I je dedikuar totalisht mëmësisë?
Zhaku: Plotësisht mëmësisë dhe plotësisht jam bërë një shtëpiake krenare, madje Kristiani u habit, kur unë me shumë krenari thosha në spital shumë krenare shtëpiake.
Artistja është martuar me partnerin e saj gjerman, Christian Kreuz, i cili është gjithashtu muzikant, në vitin 2013. Por çifti 7 vite më pas i habitën të gjithë me vendimin e tyre për t’u ndarë. Megjithatë, ndarja mes tyre zgjati vetëm një vit, kohë të cilën vetë ata e cilësuan si të nevojshme për të parë më qartë marrëdhënien e tyre.
Në një intervistë të bërë një vit më parë Inida dhe parteri i saj u pyetën nëse kanë plane për fëmijë. Artistja tregoi se ajo dhe muzikanti gjerman duan shumë, por nuk kanë mundur do të bëjnë për arsye shëndetësore. Megjithatë, ajo shtoi se të dy do t’i nënshtrohen takimeve me mjekë për ta bërë të mundur. Kujtojmë këtu se Christian ka një vajzë 22-vjeçare.
“Të dy e kemi menduar, por kjo është një cështje që lidhet me një problem shëndeti që kam unë, që është një gjë jo shqetësuese, por thjesht e vështirëson pak procesin e shtatzënisë. Christian e ka një vajzë 21-vjeçare që ne e duam shumë, jeton në Berlin, nuk jeton me ne, por vjen na takon dhe ne shkojmë ta takojmë. E kemi një gocë, unë e kam më shumë si shoqe. Kemi një takim kur të kthehemi (në Gjermani) me një mjek për të provuar IVF”.