Atdheu kthehet në “Për’puthen”, ja përballja me Arjanin dhe Antonelën

Atdheu kthehet në “Për’puthen”, ja përballja me Arjanin dhe Antonelën

April 5, 2021 0

Atdheu rikthehet në “Për’puthen”. E rinis aty ku e la, tek sherri me Antonelën.

Para se të largohej nga “Për’puthen”, Atdheu zbuloi një ngjarje të fshehtë. Ai deklaroi se kishte shkëmbyer një puthje me Antonelën. Nuk mund t’i duronte dot më skenarët e saj me Mevlanin dhe Ledjanën. Antonela e pranoi dhe vetë se mes tyre kishte pasur një puthje. Sipas saj Atdheu ja kishte rrëmbyer puthjen. d Ajo tregoi se kishte ndodhur në fillimet e saj në “Për’puthen”.

Debati i madh që u hap në studio pas këtij zbulimi u bë shkak që Atdheu të largohej edhe nga emisioni.

Ballafaqimi me Antonelën

Ata dukeshin sikur po zhvillonin një takim të mohuar. Konkurrentja u shpreh se kishte një pëlqim akoma për të. Ajo ka kërkuar me ngulm kthimin e Atdheut në program.

“Ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore. Nga krenaria që kemi të dy, nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali, erdha për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove, i pari si mashkull, por nuk e prisja. Edhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit. Nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela

Atdheu

“Unë u largova atë ditë se kisha një rast vdekje. Unë erdha këtu që mos dilja frikacak, por pastaj këtu u bënë shumë debate ofenduese, dhe ika. Por erdha të flas me Antonelën për debatet që ndodhin”, tha Atdheu.

Arjan Konomi

“E vlerësoj që Atdheu vjen këtu, dhe aq më tepër për të folur me Antonelën. Pavarësisht konflikteve apo zënkave, është e vështirë të krijosh marrëdhënie në jetë. Njeriu harxhon tërë jetën dhe ndoshta nuk e gjen personin e duhur. Për zënka e debate nuk ja vlen të prishet gjithçka,” tha opinionisti Arjan Konomi./revista.one/