Alketa tregon punën që ushtronte para se të bëhej prezantuese

Alketa tregon punën që ushtronte para se të bëhej prezantuese

April 5, 2021 0

Alketa Vejsiu tregon se si e nisi karrierën pranë Vera Grabockës.

Nga emisioni “Piter Pan”, ajo ka kujtuar spaktaklin Miss Albania 2001. Kjo ndodhi gjatë intervistës me Anxhela Peristerin.

Këngëtarja tha se provën e parë publike në këngë e pati në këtë spektakël.

“Të mbaj mend”, – i tha Alketa këngëtares. Edhe ajo kishte qenë aty.

“Shisja bileta…” – tha duke qeshur Alketa.

Ajo sapo kishte filluar si asistente e spektakleve. Qëllimi ishte i qartë: “Doja të isha afër Vera production”. 

Anxhela do të përfaqësopjë Shqipërinë me këngën “Karma”. Para disa javësh ajo publikoi klipin. Anxhela bëri edhe disa ndryshime të vogla në krahasim me versionin e parë të këngës. Versioni final është akoma më i fuqishëm dhe u pëlqye më shumë nga fansat e festivalit. Anxhela ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.

Anxhela bëri të ditur disa ditë më parë se do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste. /revista.one/