Marco Carta, fituesi i Sanremo-s do të konkurrojë në Kënga Magjike 2022

Marco Carta, fituesi i Sanremo-s do të konkurrojë në Kënga Magjike 2022

September 24, 2022 0

Surprizë në “Kënga magjike”! Në kategorinë e artistëve të konfirmuar ndërkombëtare do të kemi për herë të parë edhe një fites të Sanremo-s. Bëhet fjalë për Marco Carta-n, artistin e njohur italian, produkt të Amici-t, që në 2009 ka triumfuar edhe në festivalin më të madh të këngës në vendin fqinj, me këngën “La forza mia’. 

Lajmin e ka dhënë vetë këngtëtari, me anë të një postimi në Instagram, ku ndër të tjera thotë se është shumë i emocionuar që do të bëhet pjesë e një formati të tillë që mbledh artistë nga e gjithë bota dhe që mezi pret të debutojë këngën e tij tek programi më i ndjekur në Shqipëri. Projekti që do të sjellë në garë quhet (Forse) non mi basti piu, pra (Ndoshta) nuk më mjafton më. 

Sic u pa në “E diela Shqiptare” fundjavën e shkuar, vec kategorisë “Big” dhe “New Artist” me këngëtarë shqiptare, eventit muzikor këtë vit i janë shtuar edhe “Big International Artist”, që në fakt është eksperimentuar edhe më parë, por edhe “New Artist International”.

Javën e shkuar pamë pikërisht në kategorinë e fundit, për herë të parë një reper amerikan t’i bashkohej garës.

Kështu, në “New International Artist”, prezantoi projektin e tij Jordan Coleman aka Jayoo, një artisti që vjen nga New York dhe pjesëmarrjen në “Kënga Magjike” e bën me synimin për t’u bërë më i njohur në tregun ndërkombëtar. 

Kënga e tij “Itsy Bitsy”, arriti të merrte jeshile unanime nga juria që vlerësuan shumë produksionin dhe faktin që projekti mund të kthehet në hit, ndërsa Jayoo ishte tepër i lumtur për këtë “hap të madh në shëndrrimin në një artist ndërkombëtar të muzikës rap”. 

revista.one/