Ultimatumi i ShBA para zgjedhjeve, “pushtim” me 3 mijë ushtarë amerikanë në 26 prill
April 6, 2021 0Për të parandaluar një trazirë si në vitin 1997, ShBA po bën një “pushtim” të butë. Stërgjatja e Reformës në Drejtësi, refuzimi për të bërë reformë zgjdhore janë sinjale të këqija. Thirrjet e presidentit Meta se ka edhe “26 prill”, apo përplasjet e Ramës me BE-në, janë marrë seriozisht. Në këtë kontekst merr kuptim ardhja ushtrisë amerikane një ditë pas zgjedhjeve.
Stërvitja gjigante
Mbi 3 mijë ushtarë amerikanë do të “pushtojnë” Shqipërinë. Kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Eshtë stërvitja më e madhe ushtarake në historinë tonë. Ajo do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021.
Vizita e Palmer
Për të përgatitur terrenin, Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer bisedoi sot online me liderët e Tiranës.
“S’ka asnjë lidhje mes stërvitjes amerikane defender 2021 që nis me 26 prill. Kjo stervitje e me e madhe se sa përfshirja e Shqipërisë. Shqipëria duhet te shkëlqejë në këtë stërvitje. S’ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Në demokrëci ka pasion”, tha Palmer.
“Data e kësaj stërvitje e vendosur shume kohë para dates se zgjedhjeve të dekretuar nga Meta”, tha Kim.
SHBA e shqetësuar për zgjedhjet dhe Reformën në Drejtësi.
“Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Kerkova garanci për zgjedhje sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin. Jemi të përkushtuar për të ardhme euroatlantike të Shqipërisë”, deklaroi Palmer.
Palmer “qetëson” Metën
Matthew Palmer foli edhe për marrëdhëniet me Presidentin Meta. Kujtojmë sulmet e tij ndaj ndërkombëtarëve sa herë që flet për Reformën në Drejtësi.
“Me Ilir Metën kam një marrëdhënie të shkëlqyer personale. Flasim hapur. SHBA është në të njëjtën anë, është me Shqipërinë. Ne nuk mbajmë anë të asnjë pale politike” tha ai. /revista.one/