Hapet thesi për biznesin, falen dhe shtyhen taksat, anulohen gjobat

Hapet thesi për biznesin, falen dhe shtyhen taksat, anulohen gjobat

April 6, 2021 0

Në prag të zgjedhjeve Bashkia e Tiranës fal qindra gjoba dhe pezullon taksat.

Klshtu, u vendos shtyrja e afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore deri më 20 maj 2021.

“Sot i propozojmë Këshillit Bashkiak një projekt vendim për lehtësirat fiskale ndaj biznesit. Do të falim të gjitha tarifat vendore për hapësirën publike të të gjitha bareve, restoranteve, lokaleve, kafeneve që janë biznes i vogël. Pra, për periudhën Prill-Shtator 2021”, theksoi kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.

Ndërkaq u falën gjobat e ndërtimeve pa leje.

Veliaj: Ne falim 988 gjoba që inspektoriatet e ndërtimit kanë vënë për qytetarë që, pas tërmetit, filluan të ndërtonin vetë. Situata ishte e jashtëzakonshme dhe nevoja ishte e jashtëzakonshme. 988 gjoba bëhen nul. /revista.one/