Shqiptari që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”: Dua të përfaqësoj Kosovën në “Eurovision”
October 7, 2022Leonardo Kryeziu, djali nga Kosova lë pa fjalë jurinë e “The Voice of Germany”. Madje, njëri prej anëtarëve të jurisë u ngjit në skenë për të kënduar së bashku me djalin shqiptar.
Leonardo realizoi një intervistë në një lidhje me Skype për emisionin “Abc e Mëngjesit”. I riu tregoi emocionet e mëdha që përjetoi në momentin që e cilëson më të bukurin që i ka ndodhur.
“Mendova që nuk do ktheheshin. Edhe në hotel natën kam fjetur nja 2 orë, ka pasur shumë zhurmë dhe doli mirë audicioni. Ndonjëherë në jetë duhet me prit. Ndonjëherë ‘coach’ në The Voice nuk i dihet kur e shtypin, e mbajnë edhe suspancë. Kam pritur deri në fund dhe vazhdova e doli mirë”, tha Leonardo.
Më tej, ai shtoi se ka dëshirë të prezantojë Kosovën në Eurovizion.
“Kam dëshirë të përfaqësoj Kosovën në Eurovizion. Unë nuk e di si funksionon konkurimi. Unë këndoj në anglisht, por jam fleksibël sepse këngët i shkruaj vetë. Unë shkruaj edhe në gjermanisht, edhe në shqip, por në anglisht më vijnë më lehtë”, theksoi Kryeziu.