“Blerja e klikimeve”/ Ardit Çuni: Ja pse po i sulmon “Acromax” këngëtarët shqiptarë 

“Blerja e klikimeve”/ Ardit Çuni: Ja pse po i sulmon “Acromax” këngëtarët shqiptarë 

October 26, 2022 0

“Një idiotësi që po bëhet për marketing”, kjo ishte përgjigja Ardit Çuni për CEO-n e “Acromax”, Aldor Nini, i cili tha dje se këngëtari ka blerë klikime për këngët e tij.

Arditi dha një prononcim për Top Albania ku u shpreh se “Do ju lutesha që për arsye profesionale mos t’i jepni zë kësaj gjëje, sepse është komplet një idiotësi. Personi në fjalë po mundohet që të bëjë marketing me anë të emisioneve dhe të lajmeve që do të shkaktohen me emrin tim apo të kujtdo tjetër sepse e di shumë mirë që ndryshe nuk ia var njeri dhe përveç kësaj di vetëm që më janë lutur disa herë që të bashkëpunoj me kompaninë e tyre dhe nuk kam pranuar. Kjo është një nga arsyet pse goditem unë apo artistët në fjalë që janë përmendur. Nuk më bën sens”- tha ai.

Kjo “luftë” e nisur me prononcime dhe emisione, u zhvendos shpejt në rrjetet sociale.

“Acromax” reagoi pas deklaratës së Ardit Çunit, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Instagram. Në foton e publikuar, shihet kënga e Ardit Çunit “E dije”, dhe klikimet e saj, ku pjesa më e madhe kryesohen nga India, Bangladeshi apo Egjipti. Klikimet nga Shqipëria duken shumë poshtë në renditjen e publikuar nga “Acromax

Sigurisht fotoja u shoqërua me një mbishkrim ironik: “Përshëndesim Ardit Çunin nga India, Egjipti dhe Bangladeshi. Suksese!”

Ndërkaq, Ardit Çunit, i cili postoi një foto të mesazheve që kishte marrë, sipas tij, nga kompania, ku i kërkohet që të bashkëpunojë me ta për projektin e tij në “Kënga Magjike.” Nga mesazhet shihet se Arditi e ka refuzuar ofertën e tyre, për shkak të “eksperiencave të kaluara.”

“Besoj me këtë bisedën dhe disa të tjera si kjo, e keni të qartë pse është përmedur emri im dhe i ca artistëve të tjerë sot. E keni parasysh Dhelpra dhe Rrushtë”- shkruan Arditi krahas mesazheve.

Ky ‘story’ pasohet nga një tjetër fotove e këngëve të tij, së bashku me statistikat e shikueshmërisë për 4 këngë të tij.

Në një shkrim tjetër më të gjatë Arditi bën një sqarim duke nisur nga këngët e tij të para që nuk kishin as 1 milion klikime, pavarësisht suksesit.

“Nuk kam qenë ndonjëherë artist i klikimeve edhe kur “Jena Na” qëndronte për 6 javë në vend të parë në 2016 dhe kishte 600,000 klikime. Vazhdojmë njëzëri në koncerte dhe mezi i ka 3.5M. Kur “Qaj” bënte namin dhe luhej në çdo radio, makinë, anembanë, mezi kishte 3 milionë klikime. Intervista e mia, komentet e mia, kanë mijëra klikime, se dija që i kam blerë klikimet nëpër Big Brother, apo Tv të ndryshme që më ftojnë të jem pjesë e programacionit të tyre”- shkruan Arditi.

Më pas ai i drejtohet personalisht Aldor Ninit, CEO-s së “Acromax”, duke i thënë se e ka shantazhuar për të punuar me kompaninë e tij, dhe duke shtuar se ai i ka mësuar artistët të blejnë klikime. “Aldor i dashur që shyqyr nxorre kokën, se deri dje më luteshe të isha pjesë e kompanisë tënde, sot në mëngjes në mënyrë të sofistikuar më shantazhoje që o të promovoja këngët me ty ose do të dilje të flisje në TV. Përpara se të flasësh për klikimet tona “të blera”, më mirë ti tregosh shqiptarëve nga kush mësuan t’i blinin, pikërisht nga ti. Është më mirë t’ju tregosh statistikat e klientëve të tu që marrin 1 milionë në natë, nga India besoj edhe ata?”- thuhet mes të tjerash në statusin e Arditit.

revista.one/