Redon Makashi: Muzika sot, “upsi dupsi” dhe të fitojmë ndonjë lek!

Redon Makashi: Muzika sot, “upsi dupsi” dhe të fitojmë ndonjë lek!

November 19, 2022 0

Redon Makashi në emisionin “Ditë e re” ka theksuar fenomenin e deformimit të tregut muzikor, ku të rinjtë e talentuar humbin, ndërsa bëhen të famshëm ata që nuk kanë zë për të kënduar live.

“Në aktivitetet që bëhen për zgjedhjen e zërave të rinj ka elementë shumë të mirë. Një pjesë nuk la lidhje me muzikën. Ata investojnë më shumë dhe bëhen të dëgjuar. Kur këta që dinë të këndojnë u mungon kompozitori që bën këngë për ta pasi nuk mund të këndosh gjithmonë covera.

Edhe kompozitorët kanë ngërç sepse i janë futur tregut për të mbajtur studiot e tyre dhe bëhet ky kompromis në heshtje. Ndoshta nuk duan ta bëjnë por tregu kërkon këtë “upsi dupsi, e të fitojmë ndonjë lekë’. Do punë që të bësh një këngë të bukur, është si bima që duhet ujitur për t’u rritur.

Dhe bëjnë gjënë më të shpejtë. Puna e këngës është gjëja më e thjeshtë për t’u bërë i njohur. Dhe nëse nuk nuk di të këndosh, po e bëre me kompjuter, bëhesh i famshëm, sepse transmetohesh më shpesh në televizione dhe blen klikime. Nëse këndojnë live mban barkun me dorë duke qeshur,”-deklaroi artisti i njohur.

Pjesë nga intervista:

Si i sheh këngëtarët e rinj?

Në aktivitetet që bëhen për zgjedhjen e zërave të rinj ka elementë shumë të mirë. Por u mungon kompozitori që bën këngë për ta, pasi nuk mund të këndosh gjithmonë covera. Edhe kompozitorët kanë ngërç. Për të mbajtur studiot bëjnë ‘kompromisin në heshtje” për të jetuar duke iu përshtatur tregut me muzikën “upsi dupsi, e të fitojmë ndonjë lekë”. Është si ajo bima që duhet ujitur për tu rritur. Sot dhe po të mos dish të këndosh bëhesh më i fashmësh por nëse këndojnë live mban barkun me dorë duke qeshur.

Të ka ndodhur ndonjëherë?

Jo, janë kaq të zgjuar sa nuk këndojnë live, këndojnë vetëm me playback

Redoni si kantautor, e ke lënë mënjanë krijimtarinë?

Nuk e kam lënë asnjëherë, por problem janë tekstet. Po i shkruaj vetë por punët janë të ngjeshura dhe duhet të ulesh për të shkruar. Kur bashkëpunoj, bashkëpunoj me Timo Fllokon kur më ngec puna. Jemi parë më shpesh por ka kohë që nuk shihemi.

A do të kompozojë këngë për artistë të rinj?

E kam menduar por kompozimet e mija janë si xhaketa që qep vetë dhe do ta vesh vetë. Nuk e shoh si biznes e bëj për kënaqësi. Është shumë e vështirë për të çarë. O do të përshtatesh me atë që kërkon tregu ose duhet të rrish në hije. Të rrish në hije duhet të luftosh shumë për atë që do. Nga festivalet jam tërhequr plotësisht. Kam hequr dorë nga konkurenca, ia lëmë brezit të ri të konkurojë.

Çfarë po ndodh me albumin “Tre musketierët”? Duket që është lënë mënjanë

Punuam për albumin dhe u shkëputëm nga Tirana në një fshat të Korçës. Nga 5 ditë që ishim, 1 ditë albumi, ditët e tjerëve rrugëve. Për tu bërë do bëhet . Po në kohën e sotme ka ikur moda e albumit, bëjnë një këngë teke. Fillimisht do dalim me një këngë teke e më pas.

Nuk mund të bëj sikur asgjë nuk ka ndodhur për shkak të lajmeve që janë publikuar?

Më mirë të mos flasim për këtë temë. Disa njerëz i krijojnë vetë këto situata por unë nuk jam nga ato tipa. Ndodhin të papritura por çdo gjë do të sheshohet.

revista.one/