“E shijova pafund atë puthje në det”, Leonard Bombaj tregon fiksimin me aktoren…

“E shijova pafund atë puthje në det”, Leonard Bombaj tregon fiksimin me aktoren…

November 20, 2022 0

Artisti Leonard Bombaj tregoi disa detaje nga periudha në të cilën ai duhej të aktronte.

Një nga momentet që e tregoi në “S’e Luan Topi”, është puthja artistike që ka bërë me një vajzë, ndër të cilat ai me shaka tregoi se nuk arriti të krijojë një lidhje me të.

“Puthja artistike që ne kemi bërë me një vajzë, Ina Gjonin e cila jeton në Itali, dhe më beso që vetëm nga dëshira e madhe që flisnim se si do e bënim nuk e kishim mendjen do binim apo jo dakord. Do nënshkruanim ndonjë kontratë se ato s’ekzistonin në atë kohë. Jemi puthur në det, jemi kënaqur me thënë të drejtën. Nuk e bëra dot të dashur, as ajo s’më bëri”, u shpreh Bombaj.

Në lidhje flirtimet që mund të ketë pasur me vajza të ndryshme në atë kohë, Leonard Bombaj ia vë “fajin” punës për të cilën i ishte përkushtuar tërësisht.

“Unë atëhere s’kisha kohë që ta bëja të dashur. Unë edhe kur bëra një spektakël me 80 vajza nuk kisha mëndjen fare. E shijoja e i shikoja të tëra, por e kisha mendjen të bëja spektaklin”, tha artisti.